Live

Paqja do i rikthejë familjen, shqiptaro-palestinezi: Më ka marrë malli për përqafimin e nënës

14:17 / 18 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ahmed Jaber nga nëna është shqiptar, ndërsa nga babai palestinez.

Që prej nisjes së luftës në Gaza, komunikimi me familjarët e tij ka qenë vetëm përmes telefonit. Humbja e vëllait nga bombardimet teksa dilte nga shtëpia për të blerë ilaçe për të atin e sëmurë, ishte një dhimbje e madhe, të cilën ai e kaloi i vetëm.

Arritja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, është një lajm shprese për Ahmedin, i cili do tu bashkohet menjëherë familjarëve në Gaza.

“Kemi humbur shumë nga ana civile por kjo prapë për ne është fitore. Kam mamin, babin dhe vëllanë. E kemi humbur një vëlla. Lajmi më i mirë do jetë bashkimi jonë në Gaza dhe ishalla të rregullojmë shtëpinë tonë”.

“Sa të futet armëpushimi dhe të hapet kufiri ishalla do jem nga personat e parë që do futem në Gaza se me të vërtet më ka marrë shumë malli edhe më mungon një përqafim nga mami se kam kaluar shumë strese, ankth dhe vetëm përqafimi mamit mund të më nxjerrë nga kjo situatë”, tha Ahmed Jaber, për TopChannel, transmeton Klankosova.tv.

Ahmedi tregon se vështirësitë për familjen e tij kanë qenë të mëdha gjatë këtyre 15 muajve që ka zgjatur lufta në Gaza dhe se shpeshherë nuk ka mundur të flasë me ta për ditë të tëra, pa ditur nëse ishin ende gjallë.

“Janë në veri, kanë kaluar shumë kushte të rënda, kanë qenë të izoluar në një dhomë të vogël për gati 90 ditë. Nuk kishin internet, ushqim hanin vetëm një herë në ditë që mos t’iu mbaronte”, tha Jaber.

Tanimë Ahmedi është shpresëplot  për të rindërtuar shkatërrimet e lëna pas nga lufta.

“Duhet të kthehemi në Gaza. Gaza ka nevojë për ne. Duhet të kthehemi të gjithë, Gaza është shkatërruar, ta rregullojmë, ta kthejmë më bukur seç ishte”, tha Ahmed Jaber./TopChannel

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...