Live

Paralajmërohet bojkoti i marketeve në Kosovë

08:07 / 03 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Iniciativës për bojkot të dyqaneve të mëdha, për shkak të abuzimit me çmime, do t’i bashkohen edhe përfaqësues të konsumatorëve në Kosovë. Ata theksojnë se masat duhet të merren me urgjencë, ndërsa qytetarët shprehin shqetësimin për pagat e ulëta dhe çmimet e larta që, sipas tyre, kanë varfëruar shumë familje.

Çmimet e larta janë bërë një problem serioz për ekonomitë familjare në Kosovë, thonë qytetarët, të cilët arsyetojnë shqetësimin e tyre me shporta të varfëruara dhe pagat aktuale që nuk mbulojnë shpenzimet familjare. Ata kërkojnë masa institucionale për të zbutur situatën, duke sugjeruar që edhe në Kosovë të merret iniciativa e bojkotit të dyqaneve, siç ka ndodhur në Kroaci.

“Çmimet janë të shtrenjta. Nëse e krahasojmë pagën e sotme me pagën e para katër apo pesë vjetësh, ka fuqi blerëse së paku 50-60 përqind më pak, dhe artikujt kryesorë bazë që i përdorim në jetën e përditshme janë rritur edhe 100 përqind. Për shembull, një burek në furrë para tre vitesh ka qenë 70 cent, ndërsa tani është 1 euro e 40 cent, që do të thotë një rritje 100 përqind,” tha një qytetar.

“Mjaft vështirë, kjo është rritje abnormale, s’di tani kush i ka fajet. Duhet bërë si në Kroaci, të bojkotojmë marketet e mëdha, sidomos,” u shpreh një qytetar tjetër.

“Në Gjermani rrogat janë 2000-3000 euro dhe çmimet janë si te ne. Tash vlerësojeni vetë,” tha qytetari.

E nëse kjo nismë vazhdon, përkrahje do të marrë edhe nga shoqata “Konsumatori”.

“Duke i përkrahur ata, i përkrah edhe bojkotimet eventuale te ne, nëse deri më 10 shkurt nuk kemi lëvizje mes partishë, mes biznesesh, në veçanti nga Shoqata e shitësve me pakicë, atëherë ne duhet të veprojmë sepse duhet të vetëmbrohemi,” deklaroi elatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori”.

Organizatorët e nismës paralajmërojnë se, nëse deri më 9 shkurt nuk merren hapa konkretë, kjo iniciativë do të fillojë edhe në Kosovë, siç ka ndodhur në Slloveni, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...