Live

Parashutisti bën ulje të rrezikshme midis plazhit në Himarë

09:39 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Himarë.

Një parashutist, ka bërë një ulje të rrezikshme, në plazhin e Potamit, shkruan Euronews Albania transmeton Klankosova.tv.

28 vjeçari nga Tirana, ka pësuar lëndime për shkak të problemeve gjatë rënies.

Parashutisti ndodhet jashtë rrezikut për jetën, derisa policia e ka proceduar penalisht atë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur ‘Potam’, Himarë, është dëmtuar aksidentalisht gjatë hedhjes me parashutë shtetasi Xh. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shpërndaje në

U Kopjua