Live

Partizani nuk ia sheh hajrin trajnerit serb, e shkarkon nga detyra pas rezultateve të dobëta

07:49 / 22 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Partizani ka shkarkuar trajnerin Aleksandar Veselinović, menjëherë pas humbjes ndaj Bylisit.

Gjashtë sfida radhazi pa fitore dhe disfata me përmbysje në shtëpi kundër ballshiotëve duket se ka mbushur “kupën”, me drejtuesit që vendosën ta shkarkonin teknikun serb.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Aleksandar Veselinović për shkak të rezultateve të dobëta. Vendimi i marrë pas humbjes së sotme, bazohet tek rezultatet e papranueshme të kohëve të fundit, dhe mbi të gjitha në mungesën e lojës dhe karakterit  që duket të shprehi ekipi i Partizanit në fushën e blertë.

Trajnerit Veselinovic i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Duke filluar nga dita e nesërme, ekipi do të nis përgatitjet me përqendrim maksimal për të luftuar deri në fund si në Kupë edhe në Kampionat dhe për ta kthyer PARTIZANIN ATY KU I TAKON… P.M.T.P”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Partizani momentalisht ndodhet në vend të katërt, me 40 pikë të grumbulluara në 26 ndeshje të luajtura.

Shpërndaje në

U Kopjua