Live

Partneri i blen Porche, JLo: nuk kam vozitur kurrë më parë

11:14 / 31 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Këngëtarja ameriko-latine Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e 50-të para ca ditësh.

Përvec që u vlerësua për pamjen e saj edhe në të 50-tat, këngëtarja morri dhurata e urime të vecanta.

Partneri i saj Alex Rodriguez, i bleu asaj një makinë të kuqe Porche me vlerë 140.000 dollarë.

“Oh, Zoti im! Unë kurrë nuk kam pasur një makinë si kjo. Unë kurrë nuk kam drejtuar makinë”, ka thënë ajo.

Partneri i saj Alex menjëherë u shpreh i gatshëm ta mësojë atë:

“Unë jam i gatshëm t’i jap mësimet  asaj,” tha me shaka ai. 

Shpërndaje në

U Kopjua