Live

Pas 40 vjetësh lufte, PKK-ja kurde do të dorëzojë armët

09:50 / 11 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Pas 40 vjetësh lufte të armatosur kundër shtetit turk, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK-ja e jashtëligjshme do të mbajë një ceremoni të premten për të shënuar një hap të parë simbolik në dorëzimin e armëve.

Procesi i çarmatimit do të fillojë nën masa të rrepta sigurie në Kurdistanin irakian dhe pritet të zgjasë gjithë verën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan  e ka përshëndetur këtë veprim duke e cilësuar si “shkelje dhe hedhje të plotë të prangave të përgjakshme që i janë vënë në këmbë vendit tonë”.

Rreth 40,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i konfliktit dhe PKK-ja është e listuar si një grup terrorist në Turqi, SHBA, BE dhe Mbretërinë e Bashkuar. Çarmatimi i saj do të ndihet jo vetëm në Turqi, por edhe në Irak, Siri dhe Iran, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua