Live

Pas intervistimit, Peci iu ikë medieve

20:32 / 27 Maj 2025

Nga Kosova Live

Pas intervistimit për rreth 4 orë, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt.

Peci është intervistuar nga Prokuroria Speciale si i dyshuar për rastin e fabrikës për mbetje shtazore, ku paraditen e sotme është zhvilluar aksion në katër lokacione në Prishtinë tek Ministria e Bujqësisë, Agjencia e Veterinarisë, Agjencia për Zhvillime Bujqësore dhe tek kompania fituese.

Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani tha se qëndruan para objektit të MPB-së, më saktë te Departamenti i Hetimeve, për ta pritur ministrin nëse do të ketë ndonjë prononcim, por i njëjti arriti t’iu ikë medieve përmes një daljeje alternative.

Pas bastisjes që ka ndodhur në mëngjes te Ministria e Bujqësisë, prokurori i rastit Admir Shala tha se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

Shpërndaje në

U Kopjua