Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera nga rasti i parandalimit të dy tentativave për kontrabantë në Aeroportin Ndërkombëtar ”Adem Jashari”.
Sipas autoriteteve, të ndaluarit janë njëri pasagjer shtetas i Kosovës e tjetri, shtetas i Serbisë, transmeton klankosova.tv.
Të njëjtëve, iu gjetën të fshehur 10 telefona iPhone 17 të pa deklaruar, me vlerë rreth 10,000 euro.
”Më 20.09.2025, dy pasagjerë nga Zvicra (Zyrih), njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri i Serbisë, janë ndaluar pas kalimit të kontrollit të pasaportave.
Gjatë kontrollit në trupin e tyre janë gjetur të fshehur 10 telefona iPhone 17. Telefonat nuk ishin deklaruar dhe vlera e tyre në treg sillet rreth 10.000 – 11.000 euro”.
E po në të njëjtën ditë, një pasagjer tjetër kosovar nga Bazeli u kap me 36,450 euro të padeklaruara në valixhe prej të cilave 9 mijë euro iu konfiskuan.
Pasagjerët janë proceduar më tej nga autoritetet doganore dhe rasti është në trajtim sipas procedurave ligjore në fuqi, thuhet nga policia, transmeton klankosova.tv.