Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren ka konfirmuar kandidaturën e Shaqir Totajt për një mandat të ri si kryetar i Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Totaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur mirënjohjen ndaj kryesisë së degës.
“Jam i bindur plotësisht se punët e mira për Prizrenin do të vazhdojnë me ritëm edhe më të madh”, ka shkruar ai.