Live

PDK nesër do të mbajë Konventën e Përgjithshme

18:11 / 20 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Partia Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë Konventën e Përgjithshme, të njëmbëdhjetën me radhë.

Në njoftimin për media thuhet se kjo Konventë do të filloj në orën 11:30.

PDK thekson se mediat mund të marrin pamje në fillim të Konventës dhe ta përcjellin fjalimin hyrës të kryetarit Memli Krasniqi.

Pas përfundimit të konventës, PDK-ja do të mbajë konferencë për media.

Shpërndaje në

U Kopjua