Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar 13 civilët e pafajshëm shqiptarë, të cilët u masakruan nga forcat serbe 26 vjet më parë në fshatin Stagovë të Kaçanikut.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kjo parti thotë se masakra e Stagovës është në mesin e masakrave më të tmerrshme në Kosovë, për të cilën ish-liderët e regjimit kriminal të Serbisë u akuzuan nga Gjykata për Krime lufte në Ish-Jugosllavi me seli në Hagë, por që askush nuk u dënua për këtë krim makabër, njofton Klankosova.tv.
Më poshtë postimi i plotë: