Live

PE-ja nis formalizimin e planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor

19:27 / 13 Shkurt 2024

Nga Kosova Live

Në Parlamentin Evropian kanë nisur procedurat formale për miratimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perendimor, njofton televizioni publik i Kosovës. 

Për t’u zyrtarizuar ky plan është i domosdoshëm pajtimi ndërinstitucional në Bashkim Evropian (BE), që nënkupton edhe miratimin e Parlamenti Evropian.

Kushtet të cilat i ka prezantuar Komisioni Evropian përfshijnë sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave themelore e demokratike.

Gjatë debatit të zhvilluar, deputetët e parlamentit nëvizuan se kërkojnë kritere shtesë për shtetet e rajonit nëse ato dëshirojnë të përfitjonë nga plani i rritjes.

Sipas kërkeses së Parlamentit Evropian, përdorimi i mjeteve duhet të kushtëzohet edhe me mbështetjen e qëndrimeve të BE-së në politikën e jashtme, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë dhe regjimin e vizave për shtetet e treta. Ndërkohë, Kosova dhe Serbia kanë kritere shtesë, e të cilat kanë të bëjnë me përparimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve përfshirë këtu edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog.

Plani i rritjes është preznatuar në nëtor të viti të kaluar. Bëhet fjalë për shumë prej 6 miliard eurosh për shtetet e rajonit. 2 miliardë janë në formë të granteve ndërsa 4 miliardë tjera në formë të kredive me kushte të favorshme. Qëllimi i kësaj mbeshtjetje financiare është dyfishimi i ekonomisë së rajonit për dhjetë vitet e ardhshme.

Parlamenti është nën presion për ta aprovuar sa më shpejt këtë vendim për shkak se në prill do ta mbajë seancën e fundit plenare me këtë përbërje, para zgjedhjeve që do të mbahen në muajin qershor.

Shpërndaje në

U Kopjua