Live

Pejë: Australiani rrah australianen, viktima dërgohet në spital

10:52 / 25 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një burrë me shtetësi australiane ka përfunduar në policinë e Pejës, pasi dyshohet për dhunë fizike ndaj një gruaje australiane.

Policia në raportin 24-orësh, këtë rast e ka cilësuar si “dhunë në familje”, ndonëse nuk e ka sqaruar raportin mes tyre.

Viktima, pas këtij rasti të ndodhur në orët e mëngjesit të së enjtes, është dërguar në spitalin rajonal të Pejës, ku ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari me shtetësi australiane, nën dyshimin se i njëjti pas një fjalosje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës me shtetësi australiane. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë”, ka thënë policia në raport.

Theksohet se i dyshuari, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në

U Kopjua