Live

Pejë: Babai rrah djalin, arrestohet e më pas lirohet

11:49 / 27 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

Policia e Kosovës njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pasi intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

“Pejë / 26.07.2025 – 12:20. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht djalin e tij viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

Shpërndaje në

U Kopjua