Live

Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë

13:52 / 28 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një banesë u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të shtune në qytetin bregdetar të Shëngjinit.

Zjarri ka shkrumbuar plotësisht të gjitha orenditë shtëpiake në banesën e familjes së Qemal Gurit, ndërsa për fat të mirë, asnjë prej anëtarëve të familjes nuk ndodhej në shtëpi në momentin e rënies së flakëve, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv.

Një e afërme e familjes tregoi momentet e para kur u njoftuan për zjarrin, ndërsa shprehu dyshimin se shkaku mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Ajo bëri apel ndaj institucioneve përkatëse për ndihmë, pasi familja tashmë ka humbur gjithçka.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit dhe pritet një ekspertizë zyrtare mbi rrethanat e ngjarjes.

Shpërndaje në

U Kopjua