Një fabrikë në fshatin Bibaj të Ferizajt është përfshirë nga zjarri të dielën në mbrëmje.
Sipas Policisë së Kosovës , zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit dhe nuk raportohet për të lënduar.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt ka thënë për Reporteri.net se shkaqet e zjarrit nuk dihen, por që dëmet vlerësohen të mëdha.
“Më datë 02.02.2025, rreth orës 19:10, është raportuar një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Bibaj të Ferizajt. Patrulla policore dhe njësia zjarrfikësve kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar hetuesit e stacionit dhe krimteknikët”.
“Shkaqet e incidentit të zjarrit ende nuk dihen. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe kontrolluar zjarrin. Dëmet materiale shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme, por nuk raportohen lëndime në njerëz”, ka thënë Veseli.