Live

Përfshihet nga zjarri një objekt në Deçan, s’ka të lënduar

09:32 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një objekt është përfshirë nga zjarri në Deçan.

Policia bën të ditur se përveç materialeve nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë vlera e dëmit është e konsiderueshme.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekt. Njësitë e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua