Live

Përfundohet shtatorja e Adem Jasharit

10:23 / 31 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Sot ka përfunduar punimi i shtatorës së komandantit legjendar të UCK, Adem Jashari.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai ka bërë të ditur se me 28 Nëntor shtatorja do të vendoset në shesh.

Postimi i Lladrovcit:

Sot, është finalizuar në argjilë, shtatorja e Komandantit legjendar, Adem Jashari!

Pas realizimit të shtatoreve në argjilë, shtatoret e Bacit Shaban, Hamzës dhe Komandantit legjendar Adem Jasharit, do të filloj procedura e bartjes në bronz.

Më 28 Nëntor 2019, në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, do të vendosen edhe fizikisht në mesin tonë, për të ligjëruar për lirinë tonë, për kombin tonë – me lavdinë e vet të përjetshme.

Lavdi Jasharajve legjendar!

Shpërndaje në

U Kopjua