Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar pak pas mesnatës se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor.
Procesi ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit.
Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së:
Numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962.
Kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%.
Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme.
Ndërkohë vijon procesi i numërimit të votave nga jashtë vendit.
Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.
Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për qarkun Kukës.
Përparon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese në listën e hapur
Ndërkohë, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i votave për kandidatët me votim preferencial (të listës së hapur) në disa qarqe dhe zona të administrimit zgjedhor: