Live

Përfundon numërimi i votave të diasporës në 11 qarqe të Shqipërisë, vijon vetëm në Korçë

18:10 / 18 Maj 2025

Nga Kosova Live

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës në 11 qarqe të Shqipërisë.

Numërimi i këtyre votave tashmë po vijon vetëm në Korçë.

Numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore ka përfunduar në qarqet:

  1. Durrës
  2. Tiranë
  3. Shkodër
  4. Dibër
  5. Lezhë
  6. Fier
  7. Vlorë
  8. Elbasan
  9. Berat
  10. Gjirokastër

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore vijonnë qarkun Korçë.

Ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:

  1. Durrës
  2. Tiranë
  3. Shkodër
  4. Fier
  5. Lezhë
  6. Dibër
  7. Elbasan
  8. Vlorë
  9. Berat
  10. Gjirokastër

Për qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial.

Shpërndaje në

U Kopjua