Pasi shqiptarët shprehën vullnetin e tyre me votë ditën e djeshme në 11 maj, tashmë po zhvillohet procesi i numërimit në të gjithë Shqipërinë.
Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Deri tani ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kolonjës. Kolonja është bashkia e dytë në juglindje të vendit që përfundon procesin e numërimit të votave
Partia Socialiste (PS) ka arritur të sigurojë në këtë bashki 3733 vota, ndërsa Partia Demokratike (PD-ASHM) ka siguruar 1664 vota.