Një përleshje mes tre personave ka ndodhur pasditen e së mërkurës te pjesa e njohur si “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.
Sipas policisë në të kanë qenë të përfshirë një kosovar dhe dy shtetasë të Maqedonisë së Veriut.
Poashtu bëhet e ditur se njëri nga ta si pasojë e lëndimeve të marra ka përfunduar në QKUK, transmeton Klankosova.tv.
“Si pasojë, njeri prej tyre pëson lëndime trupore dhe dërgohet për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.