Më shumë se dy vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe atë me kërkesë të Serbisë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Më 22 korrik 2010, konfirmoi se mëvetësia e shtetit më të ri në Evropë, nuk e shkelë të drejtën ndërkombëtare.
Por, 15 vjet pas këtij vendimi, që u mor me 10 vota pro dhe 4 kundër po thuhet se Kosova nuk e shfrytëzoi mjaftueshëm në sigurimin e njohjes nga krejt shtetet e Bashkimit Evropian.
Por ndryshe nga juristi, Ismet Salihu, vlerësoi një njohës i marrëdhënive ndërkombëtare, Dritëro Arifi pohon se Kosova bëri gjithçka çka pati në dorë, por në këtë ngecje fajtore është BE-ja.
Kjo sipas tij nuk mund të arrihet pa mbështetje të vendeve europiane.
Andaj meqë kjo është e paaritshme, duhet të punohet dikah tjetër.
Që të dy thonë se vendimi i GJND-së ka qenë dhe është fitorja më e madhe e Kosovës, dhe me vulën e saj, pavarësia nuk mund të shkelet e as mohohet nga askush.