Live

“Përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision!” Berisha njofton mbylljen e fushatës në Tiranë

11:03 / 07 Maj 2025

Nga Kosova Live

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të mbyllim më 9 maj fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

Pas një muaji takimesh me qytetarët dhe premtimesh elektorale, fushata e PD-së do të mbyllet të premten me një miting në ora 19:00 në Bulevardin e Ri.

Kjo është bërë e ditur nga kryedemokrati Sali Berisha në rrjetet sociale, sipas të cilit përmbyllet një rrugëtim dhe nis një mision.

“Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision”, shkruan Berisha, raporton A2Cnn, transmeton Klankosova.tv.

Përgjatë një muaji fushatë Berisha e ka cilësuar këtë misionin më të rëndësishëm të jetës së tij, duke premtuar rritje pagash e pensionesh dhe kthimin e të rinjve në atdhe.

Shpërndaje në

U Kopjua