Live

Përplasje të rënda mes Indisë dhe Pakistanit – dhjetëra të vrarë, sulme me dronë dhe artileri

08:30 / 09 Maj 2025

Nga Kosova Live

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit janë përshkallëzuar ndjeshëm, pasi ushtria pakistaneze ndërmori sulme të shumta me dronë dhe municione përgjatë kufirit perëndimor të Indisë, bëri të ditur ushtria indiane.

Këto zhvillime vijnë pas një sulmi të Indisë të mërkurën ndaj disa objektivave në Pakistan, të cilat i quajti “kampe terroriste”, në përgjigje të një sulmi të përgjakshëm muajin e kaluar në Kashmirin indian, për të cilin fajësoi Islamabadin. Pakistan mohoi përfshirjen, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Që atëherë, të dy vendet kanë shkëmbyer zjarr dhe raketa, me afro 50 viktima të raportuara. Në Amritsar, qytet kufitar me rëndësi fetare, sirenat u dëgjuan për orë të tëra dhe banorët u urdhëruan të qëndrojnë brenda.

SHBA, Kina dhe vende të tjera kanë bërë thirrje për qetësim të menjëhershëm të situatës.

Shpërndaje në

U Kopjua