Policia e Kosovës sot ka pranuar një donacion nga Ambasada e Francës.
Pranim-dorëzimi i tyre u bë në Kampion Vrella.
Në njoftimin e ambasadës, thuhet se ky donacion përfshijnë pesë automjete speciale për njësinë e saj të qenve (K9), të dhuruara nga OSBE-ja, si dhe një qen policie belg Malinois të dhuruar nga Ambasada franceze, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë rast, ambasadori francez, Olivier Guerot, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje, së bashku me homologët e tij, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Ky donacion dëshmon angazhimin konkret të Francës për zhvillimin e kapaciteteve operacionale të Policisë së Kosovës.