Live

Pete Davidson fshin çdo gjurmë të Kim Kardashian nga trupi i tij

12:01 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Pete Dawidson ka kaluar disa ditë pushimi në Hawai me të dashurën e tij të re.

Mesa duket në trupin e tij nuk ekzistonin më tatuazhet që kishte bërë për ish-partneren e tij, Kim Kardashian.

Davidson u fotografua pa tatuazhin “My Girl Is A Lawyer” që kishte vendosur mbi kockën e klavikulës.

Për shkak të karrierës që po ndiqte ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, komediani i SNL bëri tatuazhin meqë ishin në një lidhje dashurie për nëntë muaj.

Tatuazhi “Jasmine dhe Aladdin” që ai kishte bërë për të shënuar rastin e puthjes së tyre të parë në një skeç është fshirë gjithashtu nga ana tjetër e klavikulës së tij.

Fjala “Kim” e bërë tatuazh në gjoksin e tij, ishte ndoshta më ekstreme e përkushtimit ndaj Kardashian, por tani edhe ajo është fshirë.

Pas një romance të shkurtër, Davidson dhe Kardashian u ndanë në mënyrë miqësore në muajin gusht.

Shpërndaje në

U Kopjua