Live

Petrit Hajdari me qytetarë nderojnë jetën dhe veprën e heroit Gani Kastrati në Nekoc

12:35 / 24 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kandidati për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve, bashkëpunëtorët dhe qytetarët e Nekocit, ka nderuar jetën dhe veprën e heroit Gani Kastrati.

Ky nderim u realizua pranë tri busteve të heroit në fshatin Nekoc, një simbol i sakrificës dhe dashurisë për atdheun, transmeton klankosova.tv.

”Së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, bashkëpunëtorë dhe qytetarë të Nekocit, nderuam jetën dhe veprën e heroit Gani Kastrati, pranë tri busteve në Nekoc. Gani Kastrati përfaqëson dashurinë për atdheun dhe sakrificën sublime në altarin e tij.
Lirinë e nderojmë duke kujtuar dëshmorët, e dëshmorët i nderojmë duke punuar për të ardhmen.
Lavdi!”.

Shpërndaje në

U Kopjua