Petrit Hajdari, i është drejtuar qytetarëve të Drenasit përmes një postimi në Facebook-un e tij, pasi u zyrtarizua nga Partia Demokratike e Kosovës si kandidat për kryetar të Drenasit.
Në cilësinë e kandidatit për kryetar të Komunës, Hajdari i fton të gjithë për “unifikim, bashkim e rrugëtim përpara ashtu siç i takon PDK-së në Drenas: bashkë e fuqishëm”, shprehet ai.
Ai thotë se “Drenasi do të jetojë më mirë sepse këtë do ta mundësojmë ne. Të gjithë ne bashkërisht”.
I njëjti është shprehur i sigurtë për fitore në zgjedhjet e 12 tetorit.