Live

Plas sherri në një familje në Ferizaj: 41-vjeçari sulmon fizikisht babain, motrën dhe vëllain

19:06 / 30 Janar 2025

Nga Kosova Live

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Një rast i rëndë ka ndodhur dje pasdite në një familje në fshatin Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj, ku një 41-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

Sinjali mëson se i dyshuari derisa ka qenë nën ndikimin të alkoolit, e ka sulmuar babanë, motrën dhe vëllain e tij.

Për pasojë, viktimat kanë marrë trajtim mjekësor dhe kanë dhënë deklaratat e tyre.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar si ‘Dhunë në familje’.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...