Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot në orën 10:30, në përpjekje për ta konstituuar legjislaturën e re, pas 24 tentativave të pasuksesshme që një muaj e gjysmë.
Kjo është seanca e 25-të dhe ende nuk ka marrëveshje për funksionalizimin e parlamentit. Vetëm 48 orë më parë, e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.