Deputeti i betuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj ka thënë se sot është regjistruar dështim i radhës në sagën e dështimeve në Kuvend.
“Po vijmë çdo 48 orë dhe e kemi të njëjtin rezultat. “Shoqëria civile ka filluar me protestuar dhe kjo është shenjë e mirë dhe këtë duhet me drejtuar tek partia më e madhe në vend, tek fituesja e zgjedhjeve”.
“Brenga jonë më e madhe është se nuk ka përpjekje serioze për të dalë nga kjo situatë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
Sot ka dështuar tentativa e 37-të me radhë për ta bërë funksional parlamentin.