Live

Poezitë për 1133 fëmijët e vrarë e të zhdukur në luftë, sot mbahet takim letrar

14:18 / 02 Qershor 2025

Nga Kosova Live

“Engjujt nuk jetojnë në tokë” është organizimi i cili mbahet sot, ku 1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së Kosovës do të kujtohen nëpërmjet një takimi letrar, takim ky me poetët që do të lexojnë poezi me dedikim fëmijët që tashmë janë shndërruar në dritën e Kosovës.

Në këtë ngjarje kulturore do të marrin pjesë poetët: Ibrahim Kadriu, Sali Bashota e Lulzim Tafa, dhe me poezi për fëmijët engjëj do të prezantohen edhe nxënësit e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, transmeton klankosova.tv.

Ndërkohë, në kuadër të organizimit “Engjujt nuk jetojnë në tokë” do të mbillet edhe një fidan për 1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Kjo ngjarje do të mbahet sot, me 2 qershor, në ora 16:00 në KultPlus Caffe Gallery, transmeton Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua