Zyrtari policor, Elez Peci e përmbylli dëshminë e tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës për rastin “Banjska”, duke treguar se është emocionalisht i lënduar pas humbjes së rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga kriminelët serbë në vitin 2023.
Ai tha se humbja e tij ka qenë fatale.
“Jam emocionalisht shumë i lënduar, kam pasur afërsi të madhe me Afrimin, humbja ka qenë fatale. Ka lënë prapa fëmijë, tjetër nuk di. Jam i gatshëm të dëshmoj sa herë që më thirrni”, tha polici Peci, njofton Klankosova.tv.
Paraprakisht, polici ka dhënë detaje rrëqethëse mbi atë që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023.