Njësia e taskforcës e përberë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës si rezultat i zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara më 03.02.2025 është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan.
Gjatë kontrollit të subjektit janë gjetur mallra (pjesë të ndryshme të automjeteve) të gjitha prodhime serbe për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse, lidhur me rastin mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.