Live

Policia e shpëton nga vetëvrasja një person në Ferizaj

09:20 / 02 Maj 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës njoftoi se ka arritur ta shpëtojë një person në Ferizaj nga vetëvrasja, të hënën rreth orës 13:03. Sipas njoftimit, personi i moshës 62-vjeçare kishte hipur në një vinç rreth 40 metra të lartë në rrugën “Ahmet Kaciku”, dhe po tentonte të hidhej.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore nga Qendra E mergjente, Policia dhe Brigada e Zjarrfikësve, duke ndërmarrë të gjitha masat.

“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për shpëtim nga ekipet në vendin e ngjarjes, është bllokuar për qarkullim rruga ‘Ahmet Kaçiku’ dhe menjëherë mbikëqyrësi i ndërrimit ka filluar të negociojë me viktimën dhe ta bindë atë, që mos të kërcejë/bëjë vetëvrasje nga lartësia”, thuhet në njoftimin policor, ndërsa në orën 13:50, viktima është bindur nga togeri R.H., për të zbritur.

Viktima është shoqëruar në stacionin e Policisë në Ferizaj, ndërsa rasti është iniciuar si “vetëvrasje në tentativë”.
Hetimet po vazhdojnë.

Shpërndaje në

U Kopjua