Live

Policia gjen armë dhe afro 700 fishekë në një kotec në veri

19:49 / 04 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Policia ka kryer një kontroll në një lagje afër Lumit Ibër, përkatësisht tek Shkëmbi i Dudës në Mitrovicën e Veriut.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të realizuar, në një kotec pulash, policia ka gjetur një armë të gjatë të tipit AK-47, dy karikatorë me nga 30 fishekë, 473 fishekë të pistoletës, 40 fishekë të armës së gjuetisë, 122 fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë, një thikë taktike, një komplet të pajisjeve për pastrimin e armës dhe një çantë të zezë.

“Në lidhje me rastin në Stacion Policor është shoqëruar i dyshuari Z.T i moshës 68 vjeçare i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës”.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar”, thuhet në njoftim.

Më tej, policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim, teksa tha se vazhdon të mbetet e përkushtuar për luftim të dukurive negative dhe ofrim të sigurisë për të gjithë qytetarët.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...