Policia e Kosovës ka kryer një kontrollë në një shtëpi në veri të vendit, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, kartela grafike e miniera për prodhimin e kriptovalutave.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani ka bërë me dije se një person është paraqitur në Polici dhe se po intervistohet lidhur me rastin.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, teksa aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës.
Dëshmitë e gjetur dhe të konfiskuara janë:
-Një armë e gjatë(pushkë ajrore),
-Pesë (5) Kartela Grafike për prodhimin e Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
-Dyzet e dy (42) minera për prodhim të Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
-Një (1) shtëpizë e Kompjuterit
-Një (1) karikator i revoles
-Katërmbëdhjetë (14) fishek të revoles kalibri 9 mm
-Një (1) Radiolidhje
-Një (1) kamerë vëzhgimi,
-Një (1) Divijar,
-Një (1) vulë metalike dhe
-Një (1) Letërnjoftim