Live

Policia: Gjenden dy thasë me uniforma ushtarake dhe karikatorë në Veri

13:12 / 18 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kapur përsëri uniforma ushtarake, antiplumbë e kartikatorë të armëve të gjata AK-47.

Nuk ka të arrestuar për këtë rast.

Gjenden serish uniforma ushtarake, antiplumbë, karikatorë të armës së gjatë AK-47 me municion si dhe mjete tjera ushtarake.

Mitrovicë Veri , 18 Shtator 2025

Më datën 18.09.2025 rreth orës 09:45 njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveqan kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kishin hasur ne dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe paisje tjera ushtarake. Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si ne vijim:

1 Uniformë ushtarake kamufluese,

5 karikator me 132 fishek të armës AK-47,

5 fatrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks,

4 pale pantallona ushtrak,

4 jakne ushtarake,

3 fotrolla të radiolidhjeve,

1 antiplumb,

2 rripa brezi ushtarak

1 jelek taktik,

1 çantë taktike

1 helmetë e gjelbër

1 kapelë, dhe

1 dritë rrotative

Ne vendin e ngjarjes kane dal të gjitha njesitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Rasti nën hetime.

Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska.

Shpërndaje në

U Kopjua