Live

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy personave në fotografi, ja për çka po kërkohen

12:40 / 23 Gusht 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e dy personave që shfaqen në fotografi.

Të dy po kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e identitetit dhe qasjes, që ka ndodhur me datën 08.08.2023, në Prishtinë.

Njoftimi i PK-së:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e identitetit dhe qasjes, që ka ndodhur me datën 08.08.2023, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Shpërndaje në

U Kopjua