Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë,ka publikuar një fotografi të një personi që kërkohet për vepra penale.
Policia ka kërkuar bashkëpunim të qytetarëve për gjetjen e tij.
Ai është ARBEN (SAFET) HUMAJ i lindur me 04.02.1988 në Gjakovë me banim ne fshatin Vitomiricë-Pejë.
Ai kërkohet për këto vepra penale 20 (njëzet ) raste për veprën penale (mashtrim),2-dy raste për veprën penale (vjedhje) dhe 1-një rast për veprën penale (dhunim).
Policia në faqen e tyre zyrtare ,ka kërkuar që kushdo që merr informacion për personin në kërkim të lajmërohet në Statcionin më të afërm ose të kontaktoj numrat e Policisë.