Live

Policia në Prizren i largon automjetet e parkuara në zona të gjelbra, shqiptohen 19 gjoba

15:03 / 21 Maj 2025

Nga Kosova Live

Policia ka bërë të ditur se ka ndërmarrë veprime konkrete për të larguar makinat e parkuara në zonën e gjelbër të rrugës “Rrustë Kabashi” në Prizren.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se si rezultat i këtij aksioni janë shqiptuar 19 gjoba për kundërvajtje dhe janë konfiskuar tri automjete.

Gjatë këtij kontrolli, janë identifikuar automjete të parkuara në mënyrë të kundërligjshme në hapësira të gjelbëruara, veprim ky që përbën shkelje të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat në Trafikun Rrugor, konkretisht Neni 20, paragrafi 9, që ndalon dëmtimin apo ndotjen e ambientit përmes parkimit të mjeteve në vende të ndaluara”.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me veprime të tilla për të siguruar respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e mjedisit. Ftojmë qytetarët që të respektojnë rregullat në trafikun rrugor dhe të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit të pastër dhe të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua