Njësia rajonale për trafik rrugor në Prizren ka njoftuar se të mërkurën ka konfiskuar 11 patentë shoferë.
Sipas njoftimit, shtatë nga patentë-shoferët janë konfiskuar brenda 40 minutash në rrugën “Wesli Clark”.
Organet e rendit, theksojnë se shtatë personat nuk janë ndalur në semafor në kohën kur drita e kuqe ka qenë e ndezur.
Më tutje është bërë e ditur se tre patentë shoferë janë konfiskuar për shkak të tejkalimit në vijë të plotë, në segmentin rrugor Suharekë – Carralevë.
Shkeljet thuhet se janë dokumentuar përmes video-incizimit nga kamera e veturës me radar mobil.