Live

Policia nis hetimet mbi pretendimet se zv/drejtori i AVONET u kërcënua nga zyrtarë policorë

12:03 / 20 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës, në një pronocim për Klankosova.tv, ka deklaruar se ka nisur një hetim preliminar, pas pretendimeve të Rrjetit të Organizatave Jo-qeveritare AVONET, se mbrëmjen e së premtes në Ferizaj, zëvendësdrejtori i tyre, Lorik Krasniqi është ndalur dhe më pas është kërcënuar nga zyrtarë policorë.

Në reagimin e AVONET, thuhet se ndalimi zyrtarit të organizatës u bë pa asnjë dyshim të arsyeshëm, pa ndonjë arsye ligjore dhe, siç thotë rrjeti, në kundërshtim flagrant me të gjitha standardet demokratike dhe të drejtave të njeriut.

Gjithashtu, ky rrejt i organizatave jo-qeveritare shton se zyrtarët policorë kanë përdorur forcë fizike joproporcionale me rrethanat e rastit, transmeton Klankosova.tv.

AVONET ka bërë me dije se ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës të nisë hetim të pavarur dhe të gjithanshëm për këtë rast.

Ndër të tjera, organizata ka kërkuar edhe nga Prokuroria që urgjentisht të trajtojë këtë rast.

Shpërndaje në

U Kopjua