Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai është arrestuar pasi që më 30 janar në rrjetet sociale ka postuar armën e një personi tjetër në foto.
‘’Pas disa postimeve në rrjetet sociale të postuara më 30.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte postuar armën pronë e të dyshuarit mashkull kosovar’’, thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kontrollit bashkë me armën janë gjetur edhe 18 copë fishekë.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt