Live

Presidenti Begaj voton në zgjedhjet parlamentare: Një ditë e veçantë për qytetarët dhe demokracinë

10:36 / 11 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me zonjën e parë, mori pjesë në votimet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Pasi hodhi votën e tij, Presidenti theksoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë, të rregullt dhe demokratik. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të përgjegjshme.

“Për mua mu duk një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, vendin dhe demokracinë. Kjo ditë e sotmja ka një ditë të veçantë, pasi kemi hapur negociatat për BE, për herë të parë voton diaspora dhe duhet të plotësohen standarde. Kjo ditë e sotmja duhet të jetë një ditë e gëzueshme, ku qytetarët duhet të shprehin vullnetin e tyre të mirë dhe vullneti i tyre të dëgjohet”, deklaroi Presidenti Begaj.

Shpërndaje në

U Kopjua