Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian thotë se nëse Irani nuk do t’u kishte përgjigjur sulmeve izraelite këtë muaj, situata mund të kishte përshkallëzuar, siç u shpreh ai, në një “luftë në shkallë të plotë dhe të pakontrollueshme në rajon”.
“Sulmet e kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist përbëjnë një shkelje të rëndë të të gjitha normave ndërkombëtare dhe një goditje të pariparueshme për integritetin e regjimit të mospërhapjes bërthamore”, tha ai, raporton CNN.
“Sulmi izraelit ndodhi në mes të negociatave indirekte midis Teheranit dhe Uashingtonit mbi programin bërthamor të Iranit – një përpjekje e qëllimshme për të sabotuar procesin diplomatik”, tha tutje Pezeshkian.
Ministria iraniane e Shëndetësisë ka thënë gjithashtu se 627 persona janë vrarë në Iran nga veprimet ushtarake izraelite.