Live

Presidenti iranian: Teherani s’dëshiron të zgjerojë luftën, por do të përgjigjet proporcionalisht

21:42 / 16 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha të hënën se vendi i tij nuk dëshiron të “zgjerojë rrethin e luftës” me Izraelin, por do të përgjigjet “në mënyrë proporcionale” ndaj çdo sulmi, shkruan CNN.

Pezeshkian i bëri këto deklarata gjatë një bisede telefonike me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan të hënën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Iranit.

Sipas Pezeshkian, “agresioni” izraelit ka shkaktuar vdekjen e civilëve, shkencëtarëve dhe udhëheqësve ushtarakë në Iran. “Irani nuk e ka nisur këtë luftë, por do të përgjigjet në mënyrë proporcionale me nivelin e sulmit.”

Ai shtoi gjithashtu se pjesëmarrja e Iranit në bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara “varet vetëm nga ndalimi i sulmeve të regjimit sionist ndaj vendeve të rajonit.”

Erdogan i tha Pezeshkianit se Turqia është e gatshme “të luajë një rol lehtësues për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe për të mbështetur rikthimin në negociatat bërthamore,” sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Turqisë.

Shpërndaje në

U Kopjua