Live

Presidenti iranian thotë se Irani nuk do ta shkelë armëpushimin nëse Izraeli s’e bën

17:14 / 24 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian thotë se vendi do të respektojë armëpushimin e shpallur nga presidenti amerikan, Donald Trump me kusht që edhe Izraeli t’i përmbahet kushteve të tij.

Pezeshkian është shprehur se nëse Izraeli “nuk e shkel armëpushimin, as Irani nuk do ta shkelë atë”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Populli iranian ka treguar edhe një herë se pavarësisht disa problemeve dhe ankesave, ata do të qëndrojnë të bashkuar kundër pushtimit të armikut deri në fund”, është shprehur tutje ai.

Shpërndaje në

U Kopjua