Live

Presidentja e Moldavisë: Vladimir Putin do të arrestohet nëse vjen në vendin tonë

08:14 / 24 Maj 2023

Nga Kosova Live

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu ka thënë se shteti që ajo drejton do ta respektojë vendimin e Hagës për presidentin rus, Vladimir Putin.

Sandu tha se Putin do të arrestohet nëse hyn në territorin e vendit të saj.

“Republika e Moldavisë do të respektojë vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila lëshoi ​​një urdhërarrest për Vladimir Putinin për krime lufte të kryera në Ukrainë dhe nëse ai hyn në territorin e vendit tonë, do të arrestohet”, tha presidentja moldave në një bisedë me gazetarë të huaj, raporton M1 Moldova, përcjell Reporteri.net.

Presidentja e Moladvisë tha se tani për tani nuk ekziston rreziku I një pushtimi nga Rusia.

“Tani nuk ka rrezik për një pushtim ushtarak për Moldavinë për shkak të Ukrainës, e cila e mban ushtrinë ruse larg kufijve tanë, por ne po përballemi me përpjekje nga Rusia për ta destabilizuar atë. Fatmirësisht, institucionet tona kanë arritur të mbrojnë vendin dhe ne po bëhem më rezistent”, tha Sandu.

Ajo shprehu mirënjohjen që për herë të parë që nga pavarësia, Moldavia nuk është e varur nga energjia ruse.

“Për shumë vite shohim se Rusia po përpiqet të na shantazhojë me energji dhe dua t’ju them se sot, për herë të parë që nga pavarësia, Moldavia, me përjashtim të rajonit të Transnistrias, nuk konsumon gaz rus. Ne po punojmë, po bëhemi më rezistent, por sigurisht që kemi nevojë për mbështetje. Propaganda është një problem i madh dhe ka ndikuar në procesin tonë demokratik”, theksoi ajo.

Kujtojmë që Gjykata Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arrest për president e Rusisë, Vladimir Putin në mes të marsit nën akuzën se ka kryer krime lufte.

Shpërndaje në

U Kopjua